‘Ai që vrau katër qytetarë, sot plagosi disa policë’, Lleshaj-Bashës: Dhuna, zanati yt i pështirë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sërish pas protestës së dhunshme të opozitës ku mbetën të plagosur 7 policë dhe disa protestuesit.
Ministri shkruan se ai që vrau 4 protestues në 21 janar, sot plagosi disa policë. Duke marrë një citim të Anton Harapit, Lleshaj shkruan se dhuna është zanati i pështirë i Bashës.
“L.Basha, që në 21.01.’11 vrau 4 qytetarë të pafajshëm e plagosi dhjetra të tjerë me armë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë. Një tipi të tillë, Patër A. Harapi i thoshte: “Krushkamadh e hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë”. Dhuna e mendja është zanati yt i pështirë”, shkruan minisitri.