U dobësua 16 kg; Anxhela Peristeri eliminoi këtë ushqim
Më e dobët, më elegante dhe në formë shumë të mirë fizike, ishte fare e dukshme që Anxhela Peristeri i kishte “rrëzuar” disa kilogramë nga hera e fundit kur ajo u shfaq në publik.
Këngëtarja e njohur shqiptare i befasoi të gjithë me fizikun e saj, teksa ishte e ftuar mbrwmjen e djeshme në studion e Arian Çanit në “Zonë e lirë”.
Sigurisht, që ky detaj nuk i shpëtoi as vëmendjes së moderatorit të emisionit, i cili nuk ngurroi t’ja shprehte hapur befasinë, duke e pyetur mandej edhe për dobësimin e dukshëm, për sekretin e kilogramëve më pak, etj.
“Duket sikur është e vështirë të dobësohesh, por në fakt nuk është”, u shpreh Anxhela Peristeri, e cila pohoi se ishte dobësuar plot 16 kilogramë për një periudhë kohore prej shtatë muajsh.
Ajo tregoi se përveç stërvitjes në palestër, një rol të rëndësishëm në këtë rezultat ka luajtur edhe regjimi i saj ushqimor. “Kam eleminuar në mënyrë drastike brumërat, sidomos bukën”, tha këngëtarja, duke ndarë kështu me të gjithë ne sekretin e dobësimit të saj.