Trump tha se Boris Johnson është zgjidhja më e mirë për udhëheqjen e Tory-t
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Boris Johnson do të ishte zgjidhje e përkryer për udhëheqjen e Partisë Konservatore.
Në një intervistë për gazetën “The Sun”, para vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Trump tha se “mendoj që Boris do të bënte një punë shumë të mirë”.
Komentet e tij vijnë pas prurjes më të re në garë, Sajid Javid, Sekretar i Brendshëm, i cili kishte deklaruar më parë se duhet të mbahet një referendum i ri, zgjedhje të reja dhe tërheqja e Artikullit 50 nga procesi i Brexitit.
Derisa Britania po përgatitet për vizitën e presidentit Trump, ai tha se është duke i kushtuar vëmendje garës për udhëheqjen e Partisë Tory, që do të vendosë kush do të jetë kryeministër i radhës.
Trump është cituar duke thënë se “e ka studiuar mirë këtë proces, i njeh të gjithë garuesit, por mendon se Boris do të ishte adekuati”.
Në anën tjetër, Johnson nuk i është përgjigjur vlerësimit të Trumpit si dhe kishte qenë kritik në të kaluarën për të.
Por, në prill të vitit 2018, Johnson kishte thënë se është lajm fantastik vizita e Trumpit në Britani. Ai kishte thënë po ashtu vitin e kaluar se Trump do të bënte një punë më të mirë me negociatat e Brexitit.
Fraksion.com