Shefi i NATO-s në Tiranë: Takim me krerët e shtetit; Edhe me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka parashikuar të vizitojë Tiranës pak orë para protestës së opozitës së bashkuar, të dielën pasdite.
Ai do të zhvillojë takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka.
Në orën 15.20 Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në një konferencës të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.
Vizita e Sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar, ku palët kanë ngrirë dialogun dhe në vend të tij kanë instaluar kritikat dhe sulmet në distancë.
Ndërkohë, të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. PD dhe aleatët e saj jo vetëm që i ka bojkotuar, por kanë paralajmëruar pengimin e tyre.
Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kryeministrit për dialog, ndërsa ka kushtëzuar edhe angazhimin e Gjermanisë për të ndërmjetësuar, pasi kërkon me çdo kusht largimin e Edi Ramës.
Fraksion.com