AktualitetBota+Të fundit

SHBA do të ulë numrin e mbrojtjes për fëmijët që kalojnë kufirin me Meksikën

Autoritetet e migracionit në Shtetet e Bashkuara, thanë të premten se Qeveria do të ulë numrin e fëmijëve që u ofrohet mbrojtje speciale pas kalimit të vetëm të kufirit.

Ky është vendimi i fundit i administratës së presidentit Trump për të forcuar edhe më shumë ndalesat ndaj emigrantëve.

Trump është bërë edhe më i rreptë në luftën e kontrollit të migrantëve që kalojnë përmes kufirit SHBA-Meksikë. Të enjten ai njoftoi se planifikon të rris tarifat ndaj prodhimeve të Meksikës, nëse nuk ndalon fluksin e migrantëve.

Fëmijët që nuk janë të shoqëruar nga një i rritur, kanë një status special me ligjet e SHBA-së, që u mundëson të bëjnë kërkesë në Nënshtetësinë e SHBA-së dhe Shërbimet e Migracionet (USCIS). Nëse nuk pranohen, atëherë ata kanë edhe një shansë të dytë në gjykatë.

Kontrolli kufitar i SHBA-së ka identifikuar rreth 45,000 fëmijë të pashoqëruar që nga tetori. Shumica nga ta janë adoleshentë të cilët shpesh janë përballur me traumë dhe dhunë në vendlindjet e tyre.

 

Fraksion.com