AktualitetTë fundit

Konflikti në Tiranë: Polici i FNSH nxjerr armën dhe qëllon kushëririn

Detaje te reja janë zbardhur pas sherrit të ndodhur mesditën e sotme në Pezë të Tiranës, që degjernoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Pas sherrit masiv, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Enver Karaj, mësohet se policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të krimit i identifikuar si Flamur Karaj.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nga të dhënat e para thuhet se gjendja e tij është kritike.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se autori i dyshuar i krimit është punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të tij.

 

Fraksion.com