Month: Maj 2019

AktualitetBota+Të fundit

Parlamenti i Ukrainës hedh poshtë thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit

Parlamenti i Ukrainës hodhi poshtë thirrjen për dorëheqje të KryeministritVolodimir Hroysman që erdhi si pasojë e kërkesës së Presidentit Volodimir Zelenskiymë 20 maj, menjëherë pas marrjes së detyrës. Të enjten 97 ligjvënës votuan pro largimit të zotit Hroysman, një shifër kjo largnumrit të nevojshëm të votave prej të paktën 226, për të pranuar dorëheqjen e kryeministrit. Votimi erdhi në të njëjtën ditë kur zyra e presidentit njoftoi se ai i kishte kërkuarzyrtarisht parlamentit që të shkarkonte ministrin e Jashtëm Pavlo Klimkin, atë tëMbrojtjes Stepan Poltorak si dhe shefin e Shërbimit të Sigurisë Vasyl Hrytsak. Zyra e presidentit njoftoi gjithashtu se ishte në shqyrtim një masë për të shkarkuarProkurorin e Përgjithshëm Yuriy Lutsenko. Një ditë pas inaugurimit të tij, presidenti Zelenskiy lëshoi një dekret për shpërndarjetë parlamentit dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme në korrik. Ai propozoigjithashtu ndryshime në procesin zgjedhor. Por parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme më 22 maj votoi kundër diskutimittë amendamenteve të propozuara nga presidenti Zelenskiy. Votat kundër propozimeve të tij nxjerrin në pah një ngërç në marrëdhëniet mesligjvënësve dhe presidentit, një rishtar politik, i cili nuk gëzon mbështetjen formaletë parlamentit aktual.   Fraksion.com

Read More