AktualitetPolitikëTë fundit

Video e Ramës për Fushën e Porto Romanos

Kryeministri Edi Rama publikoi sot projektin për Fushën e Porto Romanos që së shpejti do të kthehet në një park të ri për banorët e Durrësit, duke e transformuar atë në një hapësirë të gjelbër

Ky park pritet të ndikojë në përmirësimin e mjedisit dhe ajrit në zonën e Durrësit.

Nga djegia e mbetjeve pa ndërprerje për 24 orë të ditës, ndotja e kanaleve kulluese, ndotja e ujërave të zonave kufitare dhe atyre nëntokësore, kjo fushë do të transformohet tërësisht.

Eco Park Durrës ka një sipërfaqe prej 155 mijë metra katror dhe do të ketë parking, zona  aksesi dhe zona teknike.

Po ashtu parashikohet të ketë ambiente sportive përfshirë 3 fusha basketbolli, 1 fushë minifutbolli, 2 fusha tenisi.

Eco Park do të ketë po ashtu një kopësht botanik, climbing wall-in më të lartë në Ballkan 28 m, kodrat me hapësira ekologjike, kënde lojërash, hapësira dedikuar aktiviteteve sportive etj.

“Mirëmëngjes dhe me këtë prezantim të projektit tanimë të përfunduar të transformimit të një vatre të stërvjetër ndotjeje e turpi për Durrësin turistik, në një mushkëri të gjelbër e park atraksionesh për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të qetë”, tha Rama.

 

Fraksion.com