Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Tiranë para protestës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka parashikuar të vizitojë Tiranës pak orë para protestës së opozitës së bashkuar, të dielën pasdite.
Një ditë më parë u raportua se Stoltenberg do të zhvillonte një “kokë më kokë” me kryeministrin, Edi Rama, për të udhëtuar më pas drejt maqedonisë së Veroit, por sot mësohet se do të takohet edhe me Presidentin e vendit, Ilir Metën.
Vizita e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar, ku palët kanë ngrirë dialogun dhe në vend të tij kanë instaluar kritikat dhe sulmet në distancë.
Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje lokale, ndërsa maxhoranca të shtunën ka paralajmëruar se do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
Fraksion.com