Operacion në Krujë; Zbarkojnë FNSH dhe “Shqiponjat”
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të repartit “Shqiponja” kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Krujës.
Bëhet fjalë për afro 20 furgonë policie me efektivë, të përfshirë në një operacion masiv.
Paraprakisht bëhet me dije se bëhet fjalë për një operacion antikanabis.
Pjesë e këtij operacioni janë bërë edhe drejtues të policisë së Krujës dhe Durrësit.
Flitet për rreth 100 efektivë policie të shpërndarë në terren, kryesisht në zona malore, ndërkohë që detajet e operacionit pritet të mësohen në vijim.
Fraksion.com