AktualitetTë fundit

Ndahet nga jeta Muhamet Liko, një prej parodistëve të Vlorës

Ndarja nga jeta e një prej parodistëve të Vlorës, Muhamet Liko, si pasojë e problemeve me zemrën teksa ndodhej për kurim në Itali, shkaktoi hidhërim të madh.

Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë janë mbajtur ditën e sotme homazhe në nderim të tij.

Teksa miq dhe dashamirës kanë bërë nderimet ndaj aktorit të ndjerë, nuk mund të mungonin tre bashkudhëtarët e tij të pandarë.

Mane Lumani, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo u panë duke vajtuar, për kolegun, shokun dhe mikun e tyre.

Që të tre janë parë duke qarë, ku në raste të tilla nuk ka vend për buzëqeshje dhe as për burrëri, pasi lotët flasin vetë.

Pak kohë më parë aktori i ndjerë ishte vlerësuar nga Presidenti me titullin “Mjeshtër i madh”.

 

Fraksion.com