AktualitetPolitikëTë fundit

Mesazh ngjyrë blu opozitës; PS publikon sloganin e fushatës

Vetëm një ditë para çeljes të fushtës më 1 qershor, Partia Socialiste, ditën e sotme ka nxjerr sloganin.

“Bashkia që duam për Shqipërinë që duam 30 qershor”, shkruhet në slogan.

Nëpërmjet tij, PS duket se i përcjellë një mesazh të pastër opozitës, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Madje 30 qershori është shkruar me ngjyrë blu, siç është edhe ngjyra simbol e Partisë Demokratike.

Kjo gjë është bërë në mënyrë të përsëritur nëpërmjet deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, i cili shprehet prerazi se zgjedhjet nuk do të shtyhen.

Nga ana tjerr Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Inbtegrim, qysh prej djegies së mandateve të deputetëve, kanë nisur rrugën e protestave, ndërkohë që kërkojnë largimin e Kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

Fraksion.com