Më në fund Brnabiqit i ndalohet hyrja në Kosovë; Jahjaga ia mbyll gojën me pak fjalë
Edhe Jahjaga ironizon me Brnabiq Ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga nga malet ka reaguar pas deklaratës ofenduese te kryeministres serbe, Ana Brnabiq.
Brnabiq kishte thënë se shqiptarët vijnë nga mali, por Jahjaga iu përgjigje në mënyrën më të mirë duke postuar dy fotografi pikërisht nga bukurit malore të Kosovës me një mbishkrim fjalëpak.
“Ne mburremi me malet tona!#literallyfromthewoods”, ka shkruar Jahjaga.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq kishte ka bërë një deklaratë raciste në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi, duke thënë “njerëz që kanë dalë nga mali” dhe se “ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar”, duke iu referuar krerëve të shtetit në Kosovë, të cilët, sipas saj, bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.
Lidhur me këtë deklaratë kishte reaguar edhe diplomatja kosovare, Vlora Çitaku.
“Në fakt, sapo erdha nga malet”, kishte shkruar Çitaku sipër një imazhi të publikuar në rrjetin social, “Facebook”.
Ministria e Jashtme e Kosovës sot ka bërë me dije se asnjëherë Brnabiqit nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave raciste dhe ofenduese.
Fraksion.com