Lleshaj: Nëse kriminelët janë kundër zgjedhjeve ata nuk do të lejohen por nëse shqiptarët duan t’i djegin kutitë, le t’i djegin
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka garantuar se policia do të garantojë zgjedhjet e 30 qershorit.
I pyetur në studion e ABC news për kërcënimet e opozitës për pengimin e zgjedhjeve Lleshaj tha se nëse shqiptarët duan t’i djegin kutitë, le t’i djegin, por ndëshkimi do jetë i ashpër.
“Ne sigurojmë që mjedisi i zgjedhjeve të jetë i pakontiminuar nga krimi. Nëse shqiptarët mendojnë që t’i djegin kutitë e tyre të votimit le t’i djegin. Nëse kriminelë apo grupe të caktuara kriminelësh janë kundër zgjedhjeve ata nuk do të lejohen”.
Si do ta menaxhoni? Mund të ketë 100 apo 1000 vetë që të ndalojnë njerëzit në zgjedhje, si do të menaxhohet?
Lleshaj: “Policia ka detyrë të merret me kriminelët me ata që shkelin ligje e kryejnë krime. Nëse do kemi krime, policia ka detyrë ligjore të merret me kriminelë, nuk merret me qytetarët paqësorë”.
Lleshaj: “Ne sigurojmë që mjedisi i zgjedhjeve të jetë i pakontiminuar nga krimi. Nëse shqiptarët mendojnë që t’i djegin kutitë e tyre të votimit le t’i djegin. Nëse kriminelë apo grupe të caktuara kriminelësh janë kundër zgjedhjeve ata nuk do të lejohen”.
Ai u shpreh se nuk është demokratike që të pengosh të tjerët të shkojën në zgjedhje, pasi qeveria është e detyruar nga kushtetuta dhe populli shqiptar që të shkojë në zgjedhje.
“Ne jemi të detyruar nga kushtetuta dhe populli shqiptar që të shkojmë në zgjedhje, nëse do aplikonim të njëjtin standard t’i bojkotimin dhe ne do na ndodhë që automatikisht në 1 korrik mos kishim asnjë kryetar bashkie.
Zgjedhjet janë si stina, kush është i gatshëm merr pjesë kush jo.,Nuk është demokratike të pengosh të tjetër të shkojë në zgjedhje dhe kjo nuk lejohet e s’do lejohet”.
Fraksion.com