AktualitetTë fundit

KZAZ refuzon listat e e komsionerëve të PD dhe LSI: Nuk janë subjekt zgjedhor

Ditën e sotme PD dhe LSI kanë dërguar listat  me komisonerë pranë KZAZ-ve. Në Gjirokastër KZAZ me nr.78 ka refuzuar të regjistrojë listat e komsionerëve të PD dhe LSI të cilat janë paraqitur nga kreu i PD në Gjirokastër, Dash Aliko.

Kreu i KZAZ ka argumetuar duke thënë se nuk mund të pranohen listat e subjekteve që nuk janë regjistruar në zgjedhje, në përputhje edhe me vendimin e marrë nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në KZAZ  Shkodër, ku janë refuzuar listat e komsionerëve të PD.

Sipas Kodit Zgjedhor sot është edhe afati i fundit për dorëzimin e komisionerëve, por nga ana tjetër KQZ vendosi se nuk do të pranojë komisionerët e opozitës pasi subjektet që nuk janë në garë për zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të regjistrohen.

 

Fraksion.com