Holanda dorëzon kërkesën në Bruksel: Pezulloni vizat për shqiptarët
Holanda ka dorëzuar sot zyrtarisht në Komizionin Europian projekt rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët.
Në letrën drejtuar komisionerit për migrimin dhe punët e jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkoi me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullomin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Rezoluta që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët u votua më 16 prill në parlamentin holandez. Rezoluta u hartua nga 5 partitë, VVD, CDA, PVV, SP, CU dhe u votua me me shumicë votash, 108 vota pro dhe 42 kundër.
Por, po të shohim të dhënat mbi shkeljet penale nga shtetasit shqiptarë të dyshuar në Holandë, nga 710 persona në vitin 2016, ato kanë zbritur në 499 në vitin 2017 dhe në 470 persona të dyshuar në vitin 2018. Për më tepër, midis 244.500 të dyshuarve në regjistrin përkatës të autoriteve holandeze për vitin 2018, shqiptarët përbëjnë vetëm 0.2% të rasteve.
Fraksion.com