Haradinaj: Të nisim bashkimin; Shqipëria të heqë taksën në “Rrugën e Kombit”
“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: Që të mos shkojnë fjalët para punëve”, ka thënë Ramush Haradinaj në televizionin publik.
Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën në “Rrugën e Kombit”.
Ai ka folur edhe për Samitin e Parisit, duke thënë se pret qartësim të situatës në dialog me Serbinë.
“Pres një qartësim më të madh se a do të ketë marrëveshje në fund të këtij viti apo jo. Atje do të shkojmë bashkë. Unë nuk do të shkojë atje pa Ahmetin e Limajn, por duhet të vijnë edhe presidenti e kryeparlamentari. Jemi duke u konsultuar, e ndajmë çdo materie”, tha Haradinaj.
Fraksion.com