AktualitetTë fundit

Fshehu dënimin në Itali; Dënohet me 9 muaj burg ish-gjyqtari Thanza

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit, por vendimi pezullohet dhe konvertohet në 18 muaj shërbim prove.

Para vendimit, Thanza, ka deklaruar para trupit gjykues se është i pafajshëm dhe nuk ka fshehur asnjë dënim ndaj tij.

50-vjeçari po gjykohet për zbulimin e ONM-së, në të cilin rezulton i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Por sipas mbrojtjes së ish-gjyqtarit, nuk ka pasur dënim penal nga Italia, por një sanksion të dhënë me marrëveshje për një vepër që ai këmbëngul se nuk e ka kryer.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka lexuar mbrojtjen pas pretencës së shpallur nga prokuroria. Thanza deklaroi se është i pafajshëm dhe se nuk ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, pasi sipas tij, nuk ka fshehur asnjë dënim.

Thanza i kërkoi gjyqtarit të çështjes të japë vendim, i pandikuar nga “vetingo-fobia” sipas tij. Sipas Thanzës, nuk kishte dënim penal nga Italia ndaj tij, por një sanksion të dhënë me marrëveshje për një vepër që ai këmbëngul se nuk e ka kryer.

Thanza tha se prokuroria kishte bërë pjesë të fashikullit hetimor edhe vendimin e Kpk, i cili është administrativ dhe ndalohet t’i bashkangjitej çështjes.

“E servirën sikur kapën peshkun e madh. Por unë sa të kem frymë nuk do rresht së kërkuari të drejtën dhe drejtesinë”, tha Thanza.

 

Fraksion.com