AktualitetBota+Të fundit

Edhe një shtet i SHBA-së kufizon ashpër abortin

Guvernatori demokrat i Luizianës nënshkroi ligjin e ri për abortin, i cili e ndalon procedurën pas zbulimit të rrahjeve të zemrës së fetusit.

Në këtë mënyrë, ligji mund ta ndalojë abortin qysh në javën e gjashtë të shtatzënisë.

Ligjëvënësit e shtetit e mbështetën masën me 79 vota për dhe 23 kundër, ndërsa guvernatori John Bel Edwards e nënshkroi.

Ligji do të bëjë përjashtime vetëm në rastet kur jeta e gruas shtatzënë është në rrezik, por jo edhe për shtatzënitë që rezultojnë nga incesti apo përdhunimi.

Katër shtete të tjera në SHBA kanë miratuar kufizime të ngjashme për abortin këtë vit – në mesin e tyre: Xhorxhia, Kentaki, Ohajo dhe Misisipi.

Gratë në gjithë SHBA-në kanë organizuar protesta kundër kufizimeve të tilla, duke thënë se ato shkelin të drejtat e tyre.

Në nivel vendi, aborti është bërë i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara në vitin 1973, me një vendim të Gjykatës Supreme, që njihet si Roe v Wade.

Vendimi u ka dhënë grave amerikane të drejtën absolute për abort, por vetëm në tre muajt e parë të shtatzënisë.

Pas kësaj periudhe, shtetet individuale mund të vendosin vetë dhe këtë kanë nisur ta bëjnë gjithnjë e më shumë, duke e kufizuar qasjen në abort.

 

Fraksion.com