Deputeti i CDU: Largimi nga Parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk përputhet me vlerat tona
Deputeti gjerman i CDU, Olav Gutting, i cili eshte njeheresh edhe anetar kryesie i kesaj partie, përmes një deklarate për mediat ka shprehur mbështetjen e tij në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, si edhe ka apeluar që kolegët e tij gjermanë të jenë më të kujdesshëm në këshillat që japin për problemet brendshme në Shqipëri.
Ai shprehet se Shqiperia meriton respektin e Gjermanise edhe pse ka ende rruge per te bere, por se deri me tani ka bere nje progres mahnites.
Me tej ai argumenton se nuk duhen dhënë Këshilla lidhur me datën e zgjedhjeve në Shqipëri, por duhet mbajtur qëndrimi i prerë se djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme nuk janë një opsion.
“Ne duhet të jemi të ndjeshëm duke dërguar mesazhe nga Gjermania në Shqipëri. Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në këshillat që i japim Shqipërisë, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve. Ne vetëm mund të themi se largimi nga Parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është një mundësi. Kjo madje është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë”,shprehet Olav Gutting.
Deklarata e plotë e deputit gjerman i CDU, Olav Gutting:
Para së gjithash Shqipëria është miku ynë dhe partneri ynë dhe nuk do ta harrojmë kurrë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar në të gjitha sondazhet e Bashkimit Europian. Ne kemi mbështetur gjithmonë perspektivën e Shqipërisë për pranimin në BE. Me ndihmën e KfW, por jo vetëm, ne kemi investuar sasi të konsiderueshme në vend, gjë që bëri përparim të mahnitshëm nga diktatura tek anëtari i NATO-s dhe vendi kandidat për në BE.
Së dyti, ne duhet të jemi të ndjeshëm duke dërguar mesazhe nga Gjermania në Shqipëri. Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në këshillat që i japim Shqipërisë, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve. Ne vetëm mund të themi se largimi nga Parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është një mundësi. Kjo madje është e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë.
Së treti, ne duhet të përshëndesim përparimin e Shqipërisë bazuar në raportin e Komisionit të BE dhe të merremi shumë me përgjegjësi me rekomandimet pozitive të Komisionit për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Ka një progres të prekshëm.
Pajtohem që ne duhet ta shohim procesin në këndvështrimin tonë dhe ta analizojmë atë më vonë. Por kjo duhet të ndodhë në një dialog.
Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet e tyre të mëdha. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të shkuar dhe probleme serioze për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin dhe mbështetjen tonë të plotë.
Fraksion.com