AktualitetPolitikëTë fundit

Sot Kuvendi shqyrton veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancën plenare Raportin vjetor të veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2018.

Gjithashtu Kuvendi shqyrton sot Raportin e veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2018.

Kuvendi shqyrton edhe Raportin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2018.

Kuvendi shqyrton edhe Raportin e veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2018.

Sot në Kuvend pritet të miratohet edhe program i punës së Kuvendit periudhën 3 qershor – 12 korrik 2019 si edhe kalendarit 3 javor i punimeve të Kuvendit për periudhën 3 – 21 qershor 2019.

 

Fraksion.com