Rudina Hajdari: BE do i përgjigjet shqiptarëve të sinqertë; Ka ardhur koha e nje gjenerate të re, që e do integrimin
Deputetja Rudina Hajdari foli në parlament për progres raportin e KE-së, i cili rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, por ajo kritikoi mungesën në këtë seancë të kryeministrit Edi Rama.
“Në sallë mungon sërish kryeministri që duhet të jetë prezent për të shënuar këtë ditë duke na thënë diçka përsa i përket raportit. Kam ardhur për të thënë disa të vërteta, kritika që janë me vend dhe populli duhet ti dëgjojë. Ne kemi vetëm një njeri që u tregon atyre se është më i miri i të mirëve dhe se si ai nuk ka. Ka 6 vite që me fjalë shumë e vepra pak po bind ata që kanë vesh të dëgjojnë se vetëm ky po ndërton një vend ku mbizotëron ligji dhe shteti, ndërkohë që merr cdo vendim brenda e jashtë parlamentit dhe vendit. Ky njeri që bën ligje në kurrizin tonë, të së mirës së askujt, varfëron të varfërit dhe pasuron të pasurit, sillet në Evropë me reforma të paimplementuara dhe bën tangon e Serbisë ndihet më i frikësuar se kurrë nga partia e tij. Duhet të dijë dy gjëra, që qeveria është në regres dhe jo progres dhe integrimi nuk mund të vijë dot kurrë nga të paintegruarit, asnjë nga liderat tanë nuk e bind BE se do bëjnë ndryshime të prekshme me vullnetin e tyre. Bindja ime mbetet se BE do i përgjigjet shqiptarëve të sinqertë. BE ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm, na ka ndihmuar shumë por ndihma duhet të vijë nga ne”, tha Hajdari ndërsa me tone të ashpra kritike foli edhe për kreun e opozitës Lulzim Basha.