Rama: Transformimi i Bulevardit “Ismail Qemali”, në një bosht të zhvillimit ekonomik e turistik
Bulevardi “Ismail Qemali” është transformuar rrënjësisht, nga një shtyllë e dërrmuar kurrizore e qytetit, në një bosht të zhvillimit social, ekonomik e turistik.
Punimet për për rikualifikimin e këtij bulevardi janë drejt fundit I cili lidhë monumentet historikë dhe kulturorë të Vlorës, që sot janë të ndarë dhe të palidhur për të krijuar një bërthamë kulturore.
Gurët e përdorur për shtrimin e bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë janë me origjinë nga zonat e Vlorës, Beratit dhe Lezhës. Ideja që përshkon të gjithë konceptin e projektit për bulevardin është forcimi i identitetit kombëtar dhe për këtë arsye materialet e ndërtimit janë përzgjedhur me origjinë shqiptare.
Bulevardi transformohet në një atraksion të shtuar turistik për qytetin, ndërkohë që qarkullimi i makinave do të lehtësohet nëpërmjet lidhjes me “Transballkaniken” dhe Unazën e Re.
Pas ndërtimit të shëtitores përgjatë bregdetit “Lungomare”, e cila i dha strukturë moderne qytetit, rikonstruksioni i bulevardit “Ismail Qemali” e transformon atë në shtyllën kurrizore të identitetit të Vlorës.
Postimi i z Rama:
dhe me këtë pasqyrë të mbrëmshme të transformimit rrënjësor të bulevardit të Vlorës, nga një shtyllë e dërrmuar kurrizore e qytetit, në një bosht të zhvillimit social, ekonomik e turistik, ju uroj një ditë të bukur😊”
TIRANE, 30 maj/ATSH/- /a.g/