AktualitetPolitikëTë fundit

Myslim Murrizi drejton seancën parlamentare; Gjoni, Ballës: Iku ish opozita, boll u more me Pollon, na keni këtu!

Jo vetëm debate, por edhe batuta e të qeshura ka pasur sot në seancën e Kuvendit. Kur demokrati Myslim Murrizi mori drejtimin e seancës, pas largimit të kryeparlamentarit Ruçi i dha fjalën mes batutave kolegut opozitar Ralf Gjoni.

Ky i fundit e falenderoi dhe vijoi të replikonte me Ballën. Gjoni nga foltorja e Kuvendit i kërkoi kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës të zgjohen e të mos merren më me opozitën që është në rrugë. Sipas tij, opozita është në Kuvend dhe i takon mazhorancës të çojnë bashkë përpara ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Iku ish opozita, boll u more me Pollon, na keni këtu. Vendet u plotësuan. Ne morëm vendet tona, çfarë prisni, hajde pra e ndryshojmë sistemin zgjedhor. Apo prisni ndonjë mesazh? Ta ndryshojmë sistemin me lista të mbyllura. Ju po bëni vetëm inflacion fjalësh, vijoni merreni me opozitën në rrugë”, tha ai.

Gjoni nënvizoi ndër të tjera se mazhoranca duhet të tregojë se ka vullnet dhe dëshirë për t’i bërë këto ndryshime.

“Zgjohuni, kemi forcën e ndryshimeve kushtetuese këtu. Zgjohuni t’i futemi punës e të ndryshojmë sistemin zgjedhor”.

 

gjonikuvendkuvend1

 

Fraksion.com