AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Negociatat hapen brenda vitit; Nuk mund ta mbanim gjykaten kushtetuese me shejtanin brenda

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka thesuar se KE rikonfirmoi rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Sipas socialistit ky vendim nuk ishte asgjë tjetër i punës sonë të sigurtë për aspiratën e shqiptarëve drejt BE.

Balla deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se progres raporti i publikuar dje, është raporti më i mirë që ka marrë vendi ynë dhe se Shqipëria do i hapë negociatat brenda vitit 2019.

“Sot është një ditë e gëzueshme për të gjithë shqiptarët, pasi meritat kryesore i takojnë atyre. 94% e shqiptarëve e mbështesin rrugën europiane. Kjo mbështetje është pikënisja ku mbështetet puna e qeverisë sonë për të ndërmarrë reformat. KE rikonfirmoi rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Dua të jem i sinqertë se për ne, për shumicën, ky vendim nuk ishte asgjë tjetër i punës sonë të sigurtë për aspiratën e shqiptarëve drejt BE. Publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane është një fakt që ky proces është edhe politik. Është fakt se vendimi i cili ishte rekomanduar që vitin e kaluar u shty akoma më tej për arsye politike. Shqipëria mund të influencojë por nuk mund të jetë vendim marrëse. Progres raporti i bazuar në fakte, ndonëse nuk i hapi negociatat vitin e kaluar, qeveria jonë vijoi punën. Progres raporti i publikuar dje, është raporti më i mirë që ka marrë vendi ynë. Shqipëria do i hapë negociatat brenda vitit 2019. Viti 2019 do mbahet mend për hapjen e bisedimeve dhe përpjekjet e opozitës për të minuar rrugën europiane. Progres raporti është objektiv, me shifra dhe jo me retorikë rruge. Raport inkurajon çdo institucion të vijojë përpjekjet. Arsyeja për se kundërshtarët e saj janë bërë bashkë është kundërshtia e kësaj reforme.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla radhiti edhe disa nga pikat e rapotit se zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar në një formë konsitstente. Balla theksooi se nuk mund ta mbanim gjykaten kushtetuese me shejtanin brenda.

“Dje u tha troç se reforma jonë në drejtësi është unike dhe artikulohet si model për atë që ka bërë Shqipëria. Edhe në fusha të tjera KE thotë se Shqipëria është në nivelin e vendeve të BE. Në luftën kundër korrupsionit vlerësohen hapat që ka bërë vendi ynë. Ky skaner është pikënisja e vendeve anëtare. Çështjet e brendshme nuk duhet të krijojnë një barrierë. Në raport evidentohet se lufta kundër korrupsionit përfshin shkarkimin nga detyra edhe të gjyqtarëve që nuk respektonin asnjë cak. Nuk mund ta mbanim gjykaten kushtetuese me shejtanin brenda. Brenda këtij sesioni parlamentar ne fund te korrikut, vendi do kete gjykata kushtetuese. Në fund për sa i përket krimi të organizuar,citohen operacionet që kanë finalizuar arrestime. Nuk është ligji ai që ka munguar por lidershipi i munguar i këshillit kombëtar për integrimin. Ia kemi besuar opozitës dhe për 18 muaj”, tha Balla.

 

Fraksion.com