Rumunët e shohin ‘kiametin’ me sy: Nga qielli iu bie gurë e breshër bashkë
Si pasojë janë shkaktuar vërshime, ndërkohë janë shkaktuar shumë dëme materiale, duke thyer xhamat e dhjetëra makinave.
Madhësia e breshërit, siç shkruan mediumi rumun ‘romania-actualitati’, ka qenë e barabartë me madhësinë e një veze.
Përveç qytetit Zalau, nga moti i ligë janë përfshirë edhe qytetet tjera si Bihor, Arad dhe Timis dhe Salaj.
Ndërkohë njerëzit atje janë frikësuar nga madhësia e breshrit të rënë.
Mediumi rumun shkruan se gjithçka kishte ndodhur brenda pesë minutave, duke i lënë kështu të shokuar banorët, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë, përveç se të shikonin stuhinë e breshërit.
https://youtu.be/jZWdzWevrok
Fraksion.com