Live: Rekomandimi i KE, Soreca dhe Rama në konferencë për shtyp
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, për të komentuar rekomandimin pozitiv të KE.
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces” – shkruan Rama.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca tha “Raporti i miratuar sot është mbështetur në një sërë kontributesh. Vlerësimi që keni marrë sot do të thotë se Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm më reformat e saj.
- Zbatimi i reformës në drejtësi ka vijuar në mënyrë komitente. Vetingu ka nxjerrë më shumë se 140 vendime
- Lufta kundër krimit të organizuar. Ka pasur një sërë operacionesh ndërkombëtare.
- Lufta kundër korrupsionit është në hapat e duhur.
- Marrëveshja e me BE-në për menaxhimin e emigrimit të paligjshëm.
- Përpjekjet duhen përmirësuar për të çuar përpara të gjitha reformat.
Çelja e negociatave për këto arsye është një fillim i ri i madh për Shqipërinë.
Fraksion.com