AktualitetPolitikëTë fundit

Kendi i lojrave te Liqeni; Rama tregon transformimin e Parkut (Video)

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video të transformimit të Parkut tek liqeni i Tiranës, i cili sot është një nga pikat më atraktive në kryeqytet, si për vendasit, ashtu edhe për turistët.

Këndi i lojërave te Liqeni Artificial mund të konsiderohet një shembull kuptimplotë i kthimit të hapësirave publike në shërbim të komunitetit.

I përuruar në 1 qershor 2016, projekti për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit, ka hasur në atë kohë, në kundërshtimin e disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, disa shoqatave të ambientalistëve dhe deputetëve të PD-së.

Për lejimin e ndërtimit të këndit të lojërave pati madje edhe një vendim të Gjykatës Administrative e cila rrëzoi padinë e disa shoqatave të shoqërisë civile.

Në sajë të investimit të bashkisë, tashmë fëmijët e Tiranës kanë një park lojërash ku mund të argëtohen.

Parku i lojërave për fëmijë ka elementë të ndryshëm argëtues e dëfryes dhe nuk ka pagesë për të hyrë apo përdorur.

Ai është i ndarë në 8 elementë të ndryshëm sipas moshave të fëmijëve; 1-3 vjeç, 3-6 vjeç; 6-9 vjeç dhe për moshën 12 vjeçare. Për fëmijët 1-3 vjeç, ambienti ka elementë të tillë si stola druri masivë të përdorshëm në të dy krahët, dysheme rëre 20 centimetra të thellë, lojëra druri, dru kompakt, trajtim me lyerje kundër lagështirës.

Nga ana tjetër, një pjesë e parkut i kushtohet pistës së skateboard, ku fëmijët mund të luajnë me patina.

 

Fraksion.com