AktualitetPolitikëTë fundit

Hapja e negociatave, Patozi: Fitore për Shqipërinë; Forcat politike të nxjerrin përgjegjësitë

Kryetari i partisë “Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka përshëndetur rekomandimin e sotëm të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Patosi deklaron se ky është një vendim i rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit, që është një përcaktim i qartë dhe i vendosur për aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

“Ne e vlerësojmë atë si një stacion të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit, që është një përcaktim i qartë dhe i vendosur për aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

“Bindja Demokratike falenderon Komisionin Europian për rekomandimin, duke besuar fort se kjo është në radhë të parë një fitore për Shqipërinë, e cila nuk ka pasur asnjë mëdyshje për rrugëtimin e vet drejt Brukselit. Në këtë kontekst, çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë”, thuhet në deklaratë.

Bindja Demokratike fton të gjitha forcat politike të vendit që ta lexojnë siç duhet dhe të nxjerrin detyrat dhe përgjegjësitë e veta në drejtim të përshpejtimit të hapave, që e afrojnë dhe e çojnë Shqipërinë më tej drejt Bashkimit Europian.

 

Fraksion.com