AktualitetPolitikëTë fundit

Eurodeputeti Preda: Shqipëria i përmbushi kriteret; Këshilli të votojë në qershor për hapjen e negociatave

Eurodeputeti Cristian Preda deklaroi sot se Këshilli i Europës duhet të votojë në qershor për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Preda përshëndeti vendimin e sotëm të Komisionit Europian për miratimin e paketës për zgjerim si dhe rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shpresoj që shumica pro BE-së në PE do të vazhdojë këtë politikë. Shpresoj që forcat pro europiane  do të vazhdojnë në këtë rrugë sepse ndryshe ne do të humbasim kredibilitetin tonë. Mendoj që në mbledhjen e qershorit të Këshillit të miratohet hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto dy vende i kanë përmbushur kriteret që iu kërkuan dhe ne duhet të vlerësojmë progresin e  tyre”, deklaroi Preda.

 

Fraksion.com