AktualitetRajoniTë fundit

U arratis nga burgu grek; Arrestohet në mes të Athinës Albiano Xhezairi

Policia greke ka arrestuar Albiano Xhezairin, person i shpallur në kërkim policor, pasi ka arritur të arratiset dje nga burgu grek i Avlonës.

Albiano Xhezairi, një emër i njohur për drejtësinë shqiptarë dhe atë greke, u kap 1 orë më parë në rrugën “Meneandrou” në qendër të Athinës.

Shqiptari që u arratis ditën e djeshme nga burgu i Avlonas, zona e Atikës në kryeqytetin Athinë në Greqi,

Albiano Xhezairi, 32 vjeç nga Ksamili, rezulton i dënuar në Greqi me 16 vite burg pasi më 11 Maj 2017 është arrestuar në lagjen Galatsi në Athinë i akuzuar si i përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Ndërkaq, ai është dënuar edhe në Shqipëri me 24 vjet burg për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Sarandë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40, ku Albion Shezairi u arratis nga burgu grek bashkë me një sirian 21 vjeç.

 

Fraksion.com