Steinmeier: Platformat e mediave sociale kanë përgjegjësi të mëdha
Në një prononcim me Drejtorin e Përgjithshëm të DW, Peter Limbourg, gjatë hapjes së Global Media Forum, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi vetëkënaqësinë e politikës dhe medias.
Gjithsesi Steinmeier kritikoi edhe dëshirën e Europës për zgjerim gjatë tre viteve të fundit dhe kohës në dispozicion që iu vu Brexit
. “Fokusi tek Brexit nxorri çështje të tjera të rëndësishme jashtë agjendës. Admirimi dhe vlerësimi për Europën dhe arrijet e saj është rastësisht më i përhapur jashtë Bashkimit Europian sesa këtu në Europë. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë se sa shumë mbështeten tek ne shtetet fqinje, për sigurinë që bashkëpunimi europian të jetë efikas. Kjo është një përgjegjësi e stërmadhe.”
Ndryshimi i peisazhit mediatik
I pyetur nga drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welle, Peter Limbourg rreth mënyrës se si ka ndryshuar dhe është zgjeruar peisazhi tradicional, Steinmeier paralajmëroi politikanët që të mos bien në kurthin e fajësimit të tekonologjisë për këto ndryshime. “Është e panevojshme të thuhet që këto zhvillime kanë ndryshuar mënyrën e komunikimit personal dhe politik. Numri i njerëzve që përdorin median sociale për t’u informuar politikisht është rritur”. Ai shtoi se ajo që e shqetëson më së shumti është mënyra se si media sociale ka ndryshuar tonet e diskursit politik. “Ndonjëherë mund të jetë e pamëshirshme, pozicionet shpeshherë janë vetëm bardh e zi, me shumë pak hapësire dhe pa mundësi për kompromis. Ata që ndajnë opinione të kundërta shpesh etiketohen si kundërshtarë ose armiq.”
Ai pranoi se politika dhe demokracia në këtë ditë dhe moshë duhet të përqafojnë digjitalizimin, por tha se është një rrugë me dy kahe në të cilën është e rëndësishme të ‘demokratizosh digjitalizimin. “Kapja aktuale nga ana e pak kompanive tekonologjike në terrenin botëror mediatik është një kërcënim për demokracinë. Dhe ato platforma kanë një përgjegjësi të qartë që të përmbushin kërkesat dhe standardet.”
Steinmeier e mbylli fjalën e tij duke përgëzuar Deutsche Welle-n dhe Forumin Botëror të Medias dhe përpjekjet e saj për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së fjalës dhe kërkoi që të vijohet me këtë frymë. ‘Ruajeni kurajon tuaj’
Rreth 2 mijë pjesëmarrës nga 140 shtete marrin pjesë këtë vit nga Forumin Botëror të Medias për të diskutuar se si media, politika, shoqëeria civile, kultura, shkenca dhe biznesi ndërveprojnë në moshën e ‘lëvizjes së fuqive’. Një ndër pikat kryesore të konferencës ishte dhe prezantimi i Ccmimit të Lirisë së Fjalës dhënë nga DW, i cili këtë vit shkoi për gazetaren meksikane Anabel Hernandez./DW
Fraksion.com