Në Tiranë vjen delegacioni i lartë i SHBA; Takime me liderët në Tiranë
Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes palëve në Shqipëri po ndiqet me interes edhe nga diplomatët e huaj si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pikërisht kjo arsye ka sjellë një delegacion të Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut për një vizitë në Tiranë.
Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe përfaqësues nga Këshilli i Atlantikut në këto momente po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë Edi Rama, ndërsa më herët ata zhvilluan takim edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Meta.
Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar mes palëve.
Gjithashtu në orën 11:15 ky delegacion ka planifikuar takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe në orën 15:30 me kreun e Partisë Demokratike.
Delegacioni amerikan shoqërohet nga e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones
Fraksion.com