AktualitetPolitikëTë fundit

Liberalizimi i vizave dhe bashkëpunimi ekonomik, Xhafaj vizitë në Japoni

Liberalizimi i vizave me Japoninë për shtetasit shqiptarë si dhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ishte në qendër të vizitës që zhvilloi në Japoni, zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj.

Zv.ministri Xhafaj takoi zv.ministrin Parlamentar për Punët e Jashtme, Kenji Yamada. Në fokus të takimit ishin çështje si, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë, liberalizimi i vizave për shtetasit shqiptarë si intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve.