AktualitetTë fundit

Korçë: Aksident i rëndë, plagosen 4 maturantë

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë-Voskopojë.

Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga  duke përfunduar në kanal dhe si pasojë  kanë mbetur të plagosur katër maturantë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Korçës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së aksidentit ku paraprakisht dyshohet se është shpejtësia tej normave të lejuara.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

 

Fraksion.com