AktualitetKosovaTë fundit

Këta janë shqiptarët që dyshohen për kontrabandë në bashkëpunim me serbët

Aksioni i Inpektoratit policor në veri kundër kontrabandës me mallra ka përfunduar me të plagosur e të arrestuar.Të arrestuar janë edhe shtatë zyrtarë policor shqiptar, Izet -, Ramadan Rrustemi, Reshat Kuqi, Besim Merovci, Albert Maxhuni, Zenel Bahtiri, Ali Pllana

Përvec, tyre të arrestuarit tjerë janë Oliver Kozmanoviq, Blagoje Lazoviq, Jasno Doroviq, Verelub Dimitroviq, Ana Bosovie Baraq, Krista Subotiq, Zvezdan Spasojeviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Abdurrahim Hoxhiq, Biljan Medelkoviq, Milja Mileneviq, shkruan Insajderi.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor ka vazhduar deri para disa minutash.

Përveç arrestimeve, operacioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e dëshmive relevante, përfshirë edhe armë të gjata.

 

Fraksion.com