“Fshin” Partizanin dhe rikthen “rebelët”; Edi Reja publikon listën
Edi Reja publikon listën e parë zyrtarë, në vigjilje dy sfidave kundër Islandës dhe Moldavisë, të vlefshme për kualifikueset “Euro2020”.
Në listën paraprake ishin të pranishëm 4 futbollistë të Partizanit. Ashtu si paraardhësit e tij edhe Reja nuk preferon ti besojë një fanellë kuqezi prodhimit vendas, të paktën për momentin.
Nga ekipi i Partizanit ka mbijetuar vetëm Alban Hoxha.
Reja rikthen disa legjionarë të njohur, “rebelin” Lenjani, apo Sokol Cikalleshin.
Mbrojtja plotësohet me Aliji, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mihaj, Demarku, Binaku dhe Mërgim Mavraj.
Në mesfushe, Reja i ka besuar lojtarëve ekspert si Abrashi, Xhaka, Memushaj, Kaçe, Ndoj, Qose, Ramadani, Lenjani, Roshi apo Myrto Uzuni.
Cikalleshi, Sadiku dhe Grezda kompletojnë fazën sulmuese.