AktualitetPolitikëTë fundit

Braçe kujton 26 majin dhe jep një mesazh: Kush mendon se mund të na mposhtë me dhunë…

Zëvendëskryeministri i vendit Erion Braçe përmes një statusi në “Instagram” ka kujtuar 26 majin e 23 viteve më parë, kur është rrahur nga policia dhe shërbimet sekrete të kohës.

Braçe thotë se ka qenë pjesë e socialistëve të kohës kur policia, e bërë bashkë me SHISH, sipas tij në një regjim fashist oriental, ushtronte dhunë mbi të dhe socialistët. Ai jep mesazhin se “kush mendon se do të mundë e zhbëjë Partinë Socialiste me dhunë, ta harrojë”.

“Barbarët 30 vjeçar të fashizmit oriental! Pardje ishte 26 maj, 23 vite më pas nga dita, të cilën, fashizmi oriental e ktheu në ditën më të dhunshme elektorale në historinë e re-30 vjeçare, të vendit; Ditën të cilën, Shteti-policia, SHIK, policitë e tjera-tatimore etj, gangsterët e rrugëve të armatosur, sulmoi qëndrat e votimit, dhunoi barbarisht komisionerët e opozitës socialiste, diku si në Berat i përzuri nga qendrat e votimit, mori kontrollin e tyre dhe në fund, shkroi një rezultat të rremë, të pamaterializuar në kuti votimi edhe pse zgjedhës e komisionerë u luftuan,ëe shpalli zyrtarisht atë!”, shkruan Braçe.

Më tej ai vijon rrëfimin ku shprehet se, “Edhe pse një ditë e tillë për fashizmin oriental të Sali Berishës ishte ditë triumfi,ë#PARTIASOCIALISTE nuk u nenshtrua, nuk u mbyll, nuk u zhbë, u rikthye në #Betejë, me genin e pamposhtur të një të majte qe fashizmin e ka mundur përherë! Një ditë më pas, në 27 maj, për fashizmin oriental të Sali Berishës, ishte dita e hallit, rezultatit qesharak që kish shkruar për gjithë natën, që nuk gjendej në kuti, as në popull”.

“Unë, pas barbarisë së një dite më parë në #Berat, u shpalla fitues nga zemërgjerësia e fashizmit me, 06% në një zonë njëemerore në këtë qark! Me fytyrën e copëtuar, enjtur e fryrë, rrija përballë fytyrës së bukur të ikonës së urryer të televizionit të pushtetit dhe pyesja me zë: ç’e dua unë këtë mandat?! Një ditë më pas, si sot, 28 maj, beteja jonë këtë herë për zgjedhje të lira e demokraci, zbriti në shesh, poshtë Skenderbeut, ku shteti-policia, SHIK, policitë, gangsterët e rrugëve të thirrur në forcë, kishin organizuar teatrin e dhunës! Produkti është në disa prej këtyre fotove; Udhëheqës së opozitës socialiste, opozitës tjetër bashkuar me ne, burra e gra, të rinj, gazetarë, të rrahur barbarisht e larë në gjak në sheshin historik të Tiranës!”, vijon Braçe.

Ai sqaron se i risolli këto tre dite, për të thënë se: “Kush mendon se do të mundë e zhbëjë Partinë Socialiste me dhunë, ta harrojë! Kjo parti-pavarësisht se ndryshon, përtërihet, ka genin e 1996-tës të patjetërsueshëm! Urrejta e përditshme e fashizmit oriental ndaj nesh, nuk na tjetërson, nuk na nxjerr nga shinat e lirisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, të drejta e të barabarta, vendosur nga populli!”

 

Fraksion.com