AktualitetTë funditTeknologji

BE akordon fondet: 17 milionë euro për 170 projekte kërkimore

Nga shkenca e materialeve te klima ekzistojnë 170 ide revolucionare që mund të financohen falë fondit prej 17 milionë euro të vënë në dispozicion nga Komisioni Europian, në kuadër të programit ‘’Horizon 2020’’.

Projektet, secila prej të cilave mund të financohen me 100 000 euro, do të zgjidhen nga më shumë se 1 200 propozime të paraqitura nga studiuesit dhe sipërmarrësit nga organet shkencore dhe industriale dhe institutet anembanë botës.

“Kriteri për zgjedhjen e 170 ideve revolucionare bazohet në një kombinim të meritave shkencore, disponueshmërisë ndaj inovacionit dhe ndikimit të mundshëm në shoqëri”, shpjegoi Sergio Bertolucci, kryetar i Komisionit të Pavarur të Kërkimit, Zhvillimit dhe Inovacionit.

“Ideja është të përshpejtohet procesi i zhvillimit dhe aplikimit të teknologjive revolucionare për t’u përballur me sfidat kryesore që shoqëria është e thirrur të përballet”, shtoi ai.

Shumë prej 170 ideve të përzgjedhura do të zhvillojnë teknologji revolucionare që mund të kontribuojnë në përmirësimin e diagnostifikimit klinik, monitorimin e shëndetit dhe terapive të personalizuara për sëmundje të tilla si tumoret, ato kardiake dhe neurologjike, Alzheimerin ose malarien.

 

Fraksion.com