AktualitetTë fundit

Automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme; Nis hetimi pasuror për 6 të ndaluarit e grabitjes në Rinas

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetim pasuror për 6 të ndaluarit për grabitjen e Rinasit të ndodhur më 9 prill të këtij viti.

ata janë shtetasi nga Kosova Ragip Hajdini dhe 5 të tjerët, Elton Piklin, Alkond Bengasin, Renaldo Sulaj, Oltjan Veselin dhe Saimir Çelën.

Nga grabitja ku pjesë e grupit ishte dhe Admir Murataj u morën 6 milionë euro.

Krimet e Rënda kanë siguruar informacion se disa prej të arrestuarve dhe familjarëve të tyre disponojnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme.

Për këtë arsye iu është dërguar nga Prokuroria kërkesë bankave, hipotekës, Drejtorisë së Transportit Rrugor për të verifikuar origjinën e pasurive.

 

Fraksion.com