Ai ka bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe ky moment është përhapur me shpejtësi në mediat kosovare, ndërsa nuk kanë munguar komentet pozitive për efektivët e përfshirë në aksionin në veri të Kosovës.

Gjatë aksionit janë arrestuar disa zyrtarë  policorë të nacionaliteteve të ndryshme si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Ata janë vënë në pranga për akuzën e kontrabandës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.