Arrestohet komandanti i policisë në Zubin Potok, serbët bllokojnë rrugën
Gjatë aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, sipas burimeve, është arrestuar edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb.
Mirëpo, rreth 100 banorë serbë janë tubuar dhe kanë bllokuar magjistralen drejt Mitrovicës duke e bërë të pamundur transportimin e tij. Rruga është bllokuar me automjete dhe kamionë.
Ndryshe, në lidhje me këtë ngjarje tashmë kanë reaguar zyrtarët më të lartë të vendit, por dhe të Serbisë./Express
Fraksion.com