AktualitetNATO/BE

Zgjedhjet në PE: Konservatorët marrin rezultatin më të dobët që nga 1832-i

Partia Konservatore britanike ka shënuar rënien më të madhe (referuar zgjedhjeve europiane) në pothuajse 200 vitet e fundit.

Sipas shtypit britanik, shifra e 8,8% të votave të fituara nga konservatorët është rezultati më i ulët që nga viti 1832.

Pas lajmërimit të dorëheqjes së kryeministres May, e cila nuk arriti të zgjidhë problemin me Brexit, Partia Konservatore është në rënie të vazhdueshme, derisa një lidership i ri të marrë në dorë fatin e partisë.

 

Fraksion.com