Sot votohet mocioni i mosbesimit kundër qeverisë austriake
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, mund të përballet me shkarkim nga pozita e tij në rast se miratohet në kuvend mocioni i mosbesimit kundër qeverisë së tij. Ky votim do të zhvillohet të hënën pasdite.
Ish-aleatët e tij, partia “Liria”, e cila është parti e ekstremit të djathtë, tha se do ta përkrahë mocionin e sjellë nga partia opozitare e socialdemokratëve.
Nëse Kurz rrëzohet nga pushteti, një kancelar i ri do të qëndronte në detyrë për një periudhë kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Pritet që zgjedhjet të mbahen në muajin shtator.
Kurz, i cili është kryetar i Partisë Popullore të Austrisë, do të mund të bëhej kancelari i parë austriak pas Luftës së Dytë Botërore që largohet nga pushteti përmes mocionit të mosbesimit. Ai është vetëm 32 vjeç dhe është udhëheqësi shtetëror më i ri në botë.
Në kuvendin e Austrisë do të zhvillohen dy mocione. Njëri do të jetë kundër qeverisë, ndërsa tjetri kundër kryeministrit Kurtz. Debati në kuvend ka filluar në orën 13. Për rrëzimin e qeverisë nevojitet shumica e thjeshtë e votave ose 92 vota nga gjithsej 183 deputetë.
Duke marrë parasysh numrin e ulëseve të partisë opozitare, 52, dhe numrin e ulëseve të ish-aleatëve të tij, 51, ka gjasa të mëdha që mocionet të miratohen në kuvend dhe qeveria aktuale të largohet nga pushteti, shkruan “BBC”.
Fraksion.com