Rumunët kundërshtojnë ndryshimin e legjislacionit anti-korrupsion
Rumunët i kundërshtuan masat që konsiderohet se e bëjnë më të vështirë luftën kundër korrupsionit shtetëror.
Votimet që u mbajtën të dielën ishin për ndryshimin e legjislacionit anti-korrupsion dhe ndryshme të tjera në gjyqësor, që u propozuan nga Partia qeverisëse e Social-Demokratëve.
Me tri të katërtat e të gjitha fletëvotimeve të numëruara, më shumë se 80% e votuesve iu përgjigjën me “po” dy pyetjeve të referendumit.
E para ishte: A e mbështesni ndalimin e amnistisë dhe faljes në rastet që lidhen me korrupsionin, ndërsa e dyta: A e mbështesni ndalimin e miratimit nga qeveria të urdhrave të jashtëzakonshëm në fushën e krimeve, dënimeve dhe organizimit gjyqësor?
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 41%, ndërsa kërkohej mbi 30% për ta bërë referendumin të vlefshëm.
Presidenti i qendrës, Klaus Iohannis, i cili e ka thirrur referendumin, tha se kjo është “një votë e qartë për drejtësinë e vërtetë”.
“Asnjë politikan nuk mund të injorojë votën tuaj të qartë për një gjyqësor të pavarur”, tha ai.
Mijëra rumunë protestuan në shkurt, pasi qeveria e majtë kaloi pa ndonjë debat publik një masë emergjente, e cila, sipas kritikëve, e kufizon pavarësinë e prokurorëve.
Prejse mori pushtetin dy vjet më parë, Partia Social-Demokrate bëri disa ndryshime legjislative dhe të personelit, duke ngritur shqetësime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për sundimin e ligjit në Rumani.
Partia Social-Demokrate ka qenë edhe kundër referendumit.
Fraksion.com