‘FRONTEX’ ndalon 16 emigrantë në Devoll, mes tyre gra e fëmijë
Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex kanë ndaluar mbrëmjen e së dielës 16 emigrantë të paligjshëm në Devoll.
Emigrantët e ndaluar janë me kombësi të ndryshme si irakiene, siriane, algjeriane dhe marokene.
Në mesin e të ndaluarve ka gra dhe fëmijë, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Trestenik.
Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se emigrantet po intervistohen aktualisht në pikën kufitare të Kapshticës.
Fraksion.com