Fleckenstein: Nuk do të kthehem në Parlamentin Europian.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, në një postim në Twitter, pak pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, shkruan se nuk do të jetë më pjesë e tij.
Në postimin e tij, ai i referohet rezultateve paraprake.
Ish-eurodeputeti gjerman Fleckestein shkruan se pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e PE nuk do e braktisë Ballkanin Perëndimor.
“Të nderuar, sipas vlerësimeve të para, nuk do të kthehem në Parlamentin Europian. Unë do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion javën e ardhshme!”-shkruan ai.
Partia e tij Socialdemokrate nuk pati performancën e shpresuar në këto zgjedhje, e Fleckenstein nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij ndërsa pohoi se do të kishte dashur ta përfaqësonte edhe për 5 vite Hamburgun në PE.
Fraksion.com