AktualitetBota+Të fundit

Dokumentar mbi racizmin në Amerikën e 1950-tës

Filmi dokumentar “Traveling While Black” i regjizorit të njohur Roger Ross Williams, përdor realitetin virtual për t’i transportuar në kohë shikuesit në mënyrë që të njihen me vështirësitë me të cilat ndesheshin afrikano amerikanët gjatë udhëtimeve në jugun e Shteteve të Bashkuara në vitet 1950-1960, në një kohë kur ndarja racore ekzistonte në një pjesë të madhe të vendit. Në atë kohë afrikano-amerikanët përdornin një broshurë turistike të quajtur “Libri i Gjelbër” me të dhëna për hotele dhe restorante që ofronin shërbim për afrikano-amerikanët. Korrespondetja e Zërit të Amerikës, Penelope Poulou, bisedoi me producentët e dokumentarit që mori pjesë në festivalin e filmit në kryeqytetin amerikan.

“Libri i Gjelbër” ishte një udhëzues për afrikano-amerikanët që të udhëtonin të sigurtë, të gjenin strehë dhe shërbime të tjera në një kohë kur të drejtat themelore nuk ishin të garantuara.”

Në dokumetarin “Traveling While Black”, afrikano-amerikanë që frekuentonin restorantin e famshëm “Ben’s Chili Bowl” këtu në Uashington, kujtojnë hitori nga koha e ndarjes racore. Sandra Butler-Truesdale është nga kryeqyteti amerikan. Ajo kujton se si afrikano-amerikanët duhet të uleshin në ((Photo courtesy Library of Congress over “back of public buses”)) fund të autobusit, ose në vagonin e fundit të trenit dhe të përdornin banjo të veçanta që ishin të rralla.

“Gjëja më e vështirë ishte fakti që nuk mund të shkoje në banjo në tren apo autobus”,– thotë Sandra Butler-Truesdale.

Ajo thotë se vinte tek restoranti “Ben’s Chili Bowl” që nga koha e vajzërisë.

“Ishte një strehë e sigurtë. Mund të takoheshe me njerëz dhe të bisedoje për politikën, dhe gjëra të tjera.”

Producentja e filmit “Traveling While Black” Bonnie Nelson-Schwartz thotë se dokumentari i saj erdhi 10 vjet pasi ajo kishte vënë në skenë një pjesë teatrale me të njëtën temë. Titulli i shfaqjes ishte ‘The Green Book” dhe ishte pritur me ndjeshmëri, thotë ajo.

“Pas shfaqjes ata u ngritën në këmbë ((Pictures coutersy Library of Congress)) një nga një, duke treguar ngjarje nga udhëtimet e tyre në jugun amerikan gjatë kohës së ndarjeve racore. Folën se si përdorën udhëzuesin dhe mos qënien në gjendje që të ndalonin, për kërcënimet apo nevojës për të marrë bukën me vete sepse nuk mund të ndalonin në restorante përgjatë rrugës.”

Dhjetë vite më vonë, dokumentari i saj po vlerësohet ndërkombëtarisht, çfarë nuk e befason atë.

“Ndoshta ka të bëjë me imigracionin. ((B-roll Human Flow — Courtesy Amazon Studios)) Janë gjithmonë njërëz të rinjë që vinë. Ka një kundërpërplasje në shumë qytete evropiane për imigracionin, ndaj ka fërkime dhe konflikte dhe filmi shpreson të hapë një debat për këtë.”

Zonja Sandra Butler-Truesdale thotë se dokumentari po ashtu nxit bisedën mbi marrëdhëniet racore në Amerikën e sotme.

“Është e njëjta gjë sot me meshkujt tanë afrikano-amerikanë. I mësojmë qysh herët se si të veprojnë në rast se arrestohen ose i ndalon policia. Kryesisht ata janë trajnuar qysh në moshë të re se si të sillen.”

Filmi i çon shikuesit në bisedatat intime të familjeve zezake ndërsa ata darkojnë në restorantin tashmë të famshëm “Ben’s Chili Bowl” , thotë producenti Stefan Etui.

“Harron se ke kufjet mbi kokë dhe ndjen lidhjen me vendin ku të ka dërguar ky realitet i ri.”

Dokumentari “Traveling While Black” ((Green Book Mandatory Courtesy — Universal)) trajton të njëjtën kohë sikurse filmi fitues i çmimit të akademisë “Green Book” i cili u kritikua për përmirësim të imazhit të popullsisë së bardhë gjatë kohës së ndarjes racore. Por Bonnie Nelson-Schwartz ka një tjetër mendim.

“Filmi i Hollivudit është një histori personale. E di se ka shumë zemërin që nuk është një portretizim i drejtë. Por është protreti i një personazhi të bazuar në librin e tij. Kjo eksperiencë me këtë film do të hapë debate në muzeume e komunitete në mbarë vendin.”/NOA

 

Fraksion.com