Arba Kokalari: Deputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian
Partia e saj Moderatore mori 17.6 % të të gjitha votave, rezultat ky që i garanton 4 deputetë, mes tyre dhe asaj të shqiptares.
Lidhur me këtë arritje historike për shqiptarët ka reaguar dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili shprehet se, “Arba Kokalari do të jetë deputetja e parë shqiptare që ulet në Parlamentin Europian. Ajo është zgjedhur për të përfaqësuar Suedinë në PE, në zgjedhjet që u mbajtën dje”.