Ambasadori Heldt: Po përgatitet një takim Kosovë-Gjermani për vizat
Gjermania është duke u bërë gati për takimin bilateral ku do të diskutohet për liberalizimin e vizave. Kështu ka pohuar gjatë ditës së sotme Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Këto komente Heldt i bëri gjatë një vizite në Novobërdë, ku është restauruar Kalaja e Artanës.
Ai pohoi se për këtë çështje ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane dhe se për detajet tjera të pajtimit që kanë pasur kryeministri Haradinaj dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, do të ketë një takim të radhës.
“Për çështjen e liberalizonit të vizave ka pasur bisedime në qeverinë gjermane. Kryeministri i Kosovës e ka pasur një takim me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, dhe ata në atë takim janë marrë vesh që detajet e tjera për këtë pajtim të cilin e kanë pasur për çështjen e liberalizimit të vizave, t’i diskutojnë në takimet bilaterale dhe përgatitjet për këtë takim janë në vazhdimësi”, tha ai.
Fraksion.com